Vendimi i Kosovës për reciprocitet me targat analisti Spahiu :Rama të ndërmjetësojë tek Kurti, Vuçiç

22 Shtator 2021, 12:18

Për të tretën ditë radhazi pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Jarinjë dhe në Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuara. Protestuesit serbë vazhdojnë të protestëjnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, asht sikurse në Serbi nuk njihen targat e Kosovës.