Vendimi për Berishën 'peng' i avokatëve, ndërrohet Artan Simoni pas sulmeve të Shkëlzen Berishës, shtyhet për nesër seanca

25 Tetor 2023, 20:09 | Përditesimi: 25 Tetor 2023, 20:09

Vendimi për Sali Berishën në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani është mbajtur peng si pasojë ndërrimit të avokatëve. Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me një avokat tjetër nga lista e avokatëve që paguhen nga shteti. Kjo ndërresë erdhi pas disa sulmeve ndaj Simonit nga Shkëlzen Berisha. Seanca do te zhvillohet nesër në orën 10:00.

KT/Shqiptarja.com