'Vendoret' e 14 majit/ Celibashi: Mbi 3.6 miliionë persona me të drejtë vote! Deri tani 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën për regjistrim në zgjedhje

1 Mars 2023, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2023-03-01 15:53:36

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se deri më tani, 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Celibashi zbuloi se numri i personave të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet locale të 14 majit, janë 3 milionë dhe 653 mijë persona.