‘Vendoret’/ Kikia në Report Tv: PD në periferi, ‘lufta’ mes Ramës dhe çiftit Meta-Berisha! 3 mesazhet që dha takimi i Escobar me kreun e PL-së

13 Prill 2023, 14:09

Sfondi politik edhe pse në entuziazmin dhe rrëmujën paraprake të fushatave të partive gjithsesi nuk është zbehur, përkundrazi, është mjaft e qartë. Analisti Mentor Kikia sheh një zbythje të dukshme të Partisë Demokratike drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Kikia foli në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu ku tha se përballja e 14 majit nuk është mes tri palëve por mes PS dhe çiftit Berisha-Meta