Vendoret në Kosovë/ Konjufca: Ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë

9 Nëntor, 12:35 | Përditesimi: 9 Nëntor, 13:22

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ka hedhur votën e tij, ndërsa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai tha se qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.

“E kryem këtë obligim qytetar, më vjen mirë që sot është edhe moti i mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre në të gjitha komunat ku po mbahet raundi i balotazhit, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre që të bëhet bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë. Deri tani, gjithçka ka shkuar mirë, uroj që kështu të përmbyllet ky proces zgjedhor, uroj që të mos kemi asnjë problem, asnjë incident gjatë këtyre zgjedhjeve, e kjo më së miri i bën Kosovës”, u shpreh ai.

r.k./Shqiptarja.com