Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet

16 Janar, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2025-01-16 15:35:53

Projekti i ri parashikon hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë, me një strukturë hotelerie në dispozicion për pacientët dhe familjaret e tyre, por dhe për studentë, mjekë e ekspertë që kanë bashkëpunim me spitalin, si dhe me një hapësirë të dedikuar mbi tarracën e godinës vetëm për helikopterët e rasteve të emergjencës.