TIRANE-Drejtuesi i delegacionit të Komisionit Venecias deklaron se pas takimeve në Shqipëri prej dy ditësh e ka krijuar idenë nëse kreu i shtetit shqiptar e ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin e anulimit të dekretit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit të Posacëm të Komisionit Hetimor, Kaarlo Tuori, që është drejtues i delegacionit u shpreh se vendimi do të jepet në datë 11 Tetor.
Sot ekspertët e Komisionit të Venecias kanë ditën e fundit të vizitës në Shqipëri. Në orën 09:00 ekspertët takuan anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe në 10:30 mbyllën axhendën me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Dita e djeshme ishte më e ngjeshura për ekspertët, pasi e nisën me një takim informal me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.
Më pas delegacioni i këtij komisioni takoi Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, opozitën parlamentare, përfaqësuesit e KQZ dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Komisioni i Venecias erdhi në Shqipëri pasi Kuvendi i kërkoni mendim lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Të hënën Presidenti Meta dha shpjegimet para Komisionit Hetimor, ku ndër të tjera u shpreh se anuloi dekretin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi.
Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë
1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
2. Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare
3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit