Vera 2021 pa kufizime flet Rahman Kasa, kryetari i Unionit Turistik

29 Mars 2021, 19:17 | Përditesimi: 29 Mars 2021, 19:39

Nisur nga fjala e kryeministrit Edi Rama, kryetari i Unionit Turistik,  Rahman Kasa tha se procesi i vaksinimit të stafit të hotelerive duhet të përmbyllet në muajin maj, në mënyrë që sezoni turistik të mos ketë pengesa këtë vit, për shkak të COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin e pasdites "Studio Live",  Kasa shprehet më optimist se do të jetë një sezon i mirë e për këtë liston disa arsye.

r.k./Shqiptarja.com