Vështirësia e ndërrimit të kasave me fiskalizimin, Drejtoria e Tatimeve zgjidh problemin: Formulari do të jetë shumë i thjeshtë, çregjistrimi përgjegjësi e kompanive

15 Korrik 2021, 18:38

TIRANË-Pas ngritjes së problematikës në Report Tv që bizneset hasin vështirësi në ndërrimin e kasës fiskale pasi 4 kompanitë që ishin ën treg para se ai të liberalizohej e bënin gati të pamundur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjetur zgjidhjen. Çregjistrimi i kasave fiskale nga bizneset që kanë nisur fiskalizimin do bëhet nëpërmjet një shkrese të thjeshtë, ndërsa formulari i regjistrimit është përgjegjësi e kompanive të kasave.