Vetëshpalli kandidaturën për presidente, historiania Kocaqi: Zgjedhja e kreut të shtetit do ketë kosto elektorale për PS! S’publikuan mendimin e popullit

17 Qershor 2022, 19:08

Zgjedhja e kreut të ri të shtetit, do të ketë pasoja elektorale për Partinë Socialiste. Kështu the e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, historiania Elena Kocaqi, e cila edhe vetëshpalli kandidaturën për presidente. Kocaqi tha për gazetarin Arbër Hitaj, se socialistët nuk publikuan edhe mendimin e popullit, i cili dërgoi e-mail për të përzgjedhur emrin e kandidatit për kreun e ri të shtetit, ndërsa shtoi se nuk kishte transparencë si proces.