Vetëvendosja dhe PDK ndajnë pushtetin e veriut të Kosovës, Kurti dhe Osmani: Serbët bojkotuan se u kërcënuan! BE: Nuk ofrohet zgjidhje afatgjatë

24 Prill 2023, 16:54

Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK ndanë dje pushtet në veri të Kosovës duke fituar nga 2 komuna. Sidoqoftë, në veri të Kosovës nuk pati një pjesëmarrje të madhe për shkak se u bojkotuan nga serbët. Pikërisht këtë bojkot, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, shprehen se serbët kanë qenë të presionuar për të bojkotuar zgjedhjet.