Vetëvrasja e 17 vjeçares në Gjirokastër, ditën kur i dha fund jetës ndezi 3 qirinj në katedrale! Prokuroria merr në pyetje shoqet e saj mësues dhe psikologen e shkollës

13 Shkurt, 14:09 | Përditesimi i fundit: 2025-02-13 15:59:07

TIRANE- Prokuroria e Gjirokastrës vijon hetimet për të zbuluar shkaqet që e çuan 17 vjeçaren Irsa Muçollari të vetëvritej. Një nga dyshimet është se ajo i dha fund jetës pasi bullizohej në shkollë. 

Por askush nga gjimnazi nuk pranon që Irsa Muçollari të ketë qenë viktimë e bullizmit. Në Prokurorinë e Gjirokastrës janë zhvilluar seanca pyetësore me nxënës, mësues dhe psikologë, të cilët kanë mohuar që 17-vjeçarja të jetë përballur me ngacmime.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se sot pritet të merret dëshmia e dy shoqeve të saj, e cila mund të hedhë dritë mbi rrethana të reja dhe detaje shtesë