Vetingu i politikanëve, Basha çon ligjin në Kuvend

9 Nëntor 2023, 06:36

Report Tv ka zbardhur projekt-ligjin që Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend për Vettingun e Politikanëve. Sipas draftit të zbuluar ekskluzivisht në Repolitix, Basha sugjeron reformim të ILDKPI-së dhe krijimin e një autoriteti, që njëjtë si vettingu në gjyqësor do të kalojë në filter pasurinë dhe lidhjet me krimin të politikanëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.