‘Vetingu’ llogari gjyqtarit Andri Ymeri pse s’varriti dosjet, ‘Rithemelimi’: Të ngrihet alarmi për një anshmëri të procesit

15 Dhjetor 2022, 16:57

Rasti i Gjyqtarit Andri Ymeri, të cilit sot i është kërkuar llogari pse nuk i ka zvarritur çështjen, ka sjellë edhe reagimin e ‘Rithemelimit’. Është Ivi Kaso i cili thotë se ky është një tregues se ky proces, pra Vettingu ka shumë mangësi dhe se është i njëanshëm e i kapur nga politika.