Vëzhgimi i Report Tv/ Çadrat bosh në Shëngjin e gjirin e Lalzit, pushuesit: Çmimet janë shtrenjtuar, nuk e përballojmë dot

22 Korrik 2022, 17:32

Teksa sezoni turistik ka hyrë në pikun e tij, kjo është pamja e Shëngjinit më 22 korrik. Numri i pushuesve është mjaft i ulët krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit kaluar, çka e dëshmojnë dhe çadrat dhe shezlonget e mbyllura. Pushuesit thonë se çmimet janë rritur, ndaj kanë reduktuar ditët e qëndrimit në plazh.