Vëzhgimi i Report Tv/ Lufta në Ukrainë ‘boshatisi’ bregdetin shqiptar nga turistët rusë! Operatorët: Vetëm pak të ardhur privatisht, vjet ishin me mijëra

13 Korrik 2022, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2022-07-13 15:19:50

Bregdetit të Vlorës, Sarandës dhe Durrësit këtë vit i mungojnë turistët rusë. Operatorët turistikë thanë për Report Tv se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit mungon tregu lindor, pra përpos rusëve mungojnë edhe turistët ukrainas e bjellorus. Kjo thanë ata ka sjellë dëme të mëdha për industrinë e turizmit.