Vëzhgimi i Report Tv/ Monopatinat me të kuqe, kundra vajtje, pa kasa e fëmijë në “timon”. (Kodi nuk i “njeh”, prindërit neglizhojnë!) Çdo ditë te Trauma 1 mjek, 3-4 aksidente

26 Qershor 2025, 15:53 | Përditesimi: 26 Qershor 2025, 15:53

Fëmijët e plagosur me monopatina pranë Piramidës, dyshohet se e kaluan rrugën me semafor të kuq. Por raste të tilla, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, Report Tv, vetëm në 1 orë vëzhgim gjatë ditës, konstatoi me dhjetëra. Kodi rrugor në Shqipëri, është i cunguar, dhe nuk ka rregulla për përdoruesit e monopatinave, as moshën, as nëse duhet patentë dhe as detyrimin për tu pajisur me targa apo për të mbajtur kaska mbrojtëse në kokë.

I.M/Shqiptarja.com