Vëzhgimi i Report Tv! Si shiten të ‘Dollari’ në Tiranë numra telefoni me emra fiktivë! Dyshohet se përdoren nga krimi! Tregtari: Policët na marrin e na lirojnë

15 Tetor 2023, 13:51

Numrat celularë vijojnë të shiten hapur në qendër të Tiranës edhe pse ky veprim është i dënueshëm që prej vitit 2014 në Shqipëri. Me 1 mijë deri në 3 mijë lekë, mund të blesh karta SIM të kompanive shqiptare, madje edhe të huaja, që shpesh përdoren në ngjarje kriminale. Vëzhgimi i Report TV tregoi se numrat që shiten në rrugë janë të regjistruar në emër të personave të tjerë dhe gati për përdorim.