Vëzhgimi/ Rrugëtim në 28 kilometrat që “rrethojnë” kryeqytetin, ende punime në hyrje-dalje te Unaza e Madhe e Tiranës! Dorëzohet në mars

5 Janar, 15:00

Në 30 dhjetor u hap Unaza e Madhe e Tiranës me pritshmëri për t’i dhënë frymëmarrje trafikut të kryeqytetit. Report TV bëri një vëzhgim ku shihet se rruga të lidh me akset kombëtare për të qarkulluar jashtë Tiranës, por vërehet mungesa e lidhjes së saj me zonat e banuara në hyrje dhe dalje.