VIDEO: 3 Marsi, beteja e Sali Berishës për veten dhe fëmijët e tij

23 Shkurt 2023, 22:50

Në 3 mars, Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” politik i Sali Berishës. Në të njëjtën ditë, Berisha ka thirrur protestën e radhës kombëtare, sic e cilëson ai.

Vendimi për mbajtjen e një proteste në ditën kur drejtësia po merr një vendim të rëndësishëm, për një çështje që është zvarritur prej më shumë se një viti, shihet si një presion nga ana e Berishës.