VIDEO/ 4 të rinj vdesin në aksident tragjik në Fushë-Prezë, 2 prej tyre vëllezër! Mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes! Shoferi i betonieres pa patentë, ndaloi në rrugë pa bllokazh

20 Mars, 17:34

4 të rinj të moshës 20 deri 25 vjeç humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që u shënua pranë mesnatës në Fushë-Prezë. Një automjet u përplas me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa 4 të rinjtë u dogjën brenda mjetit. Dy prej tyre janë vëllezër. Shoferi i betonieres u largua nga vendi i ngjarjes, por u vu në pranga më pas.