VIDEO e Report Tv/ Kur një i sëmurë e godet Berisha e quan atentat, pse nuk u distancua nga dhuna kur 2 zyrtarët e PD rrahën qytetarin në rrugë

9 Dhjetor 2022, 13:07

‘Atentat’ e kanë cilësuar eksponentët më kryesorë të opozitës goditjen e Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit nga një 31-vjeçar i cili kurohet për probleme të shëndetit mendor. Madje për këtë atentat akuzojnë Qeverinë si organizatore të dhunës.