VIDEO EKSKLUZIVE/ Jeton në prej lagjeve më të shtrenjta në Nju Xhersi, Report Tv në shtëpinë e Agron Nezaj, njeriu kyç në dosjen e agjentit të FBI!

25 Janar 2023, 17:22 | Përditesimi i fundit: 2023-01-25 22:44:03

Agron Neza, ‘Personi A, në dosjen e famshme të agjentit të FBI që ka ‘trazuar ujërat’ edhe në Shqipëri është një personazh enigmatik, por rezulton të jetë edhe shumë i pasur. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht këto pamje nga shtëpia e tij në lagjen Leonia në New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një prej lagjeve më të shtrenjta në zonat rezidenciale të këtij qyteti.