Basha i përgjigjet Ramës duke kënduar me këngën e Unikatil: Ku i ke shokët?

18 Mars, 10:38 | Përditesimi i fundit: 2025-03-18 11:21:43

Pas ironive të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një video në rrjete sociale. Në makinë duke udhëtuar, me në sfond këngën e Unikatil, kreu i Euroatlantikëve shfaqet duke kënduar një pjesë të tekstit 'ku i ke shokët', duke ironizuar eksponentët e PS që janë në burg.

"O Rame, ku i ke shokët?
Ku e ke Lalin?
Ku e ke Benin?
Ku e ke Terin?
Ku e ke Lir Beqen?…", shkruan Basha krahas videos.