Sarandë- Një automjet shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm (24 Shtator) në qytetin e Sarandës.
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar dhe viktima, por vetëm dëme materiale.
Siç shihet edhe nga pamjet në video, mjeti tip minifurgon me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme rreth orës 09:15, duke u djegur pranë qendrës së qytetit bregdetar, kurse zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët.