VIDEO/ Pamjet tronditëse të rrëmbimit të 24-vjeçarit në Greqi! I plagosur me thikë dhe kaçavidë, momenti kur djali i biznesmenit të njohur shpëton nga rrëmbyesit

25 Maj, 19:16 | Përditesimi: 25 Maj, 19:16

Një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur në Athinë, u rrëmbye në mënyrë brutale në zonën e Hymettus, ku u sulmua me thikë dhe kaçavidë. Pas orësh të torturave, ai arriti të hapë derën e makinës dhe të shpëtojë nga rrëmbyesit, duke lajmëruar një mik për ndihmë. Katër persona, përfshirë këngëtarin Ivan Greko, dyshohen për rrëmbimin e orkestruar me qëllim përfitimin e parave.

I.M/Shqiptarja.com