VIDEO/ Shkencëtarja shqiptare në Harvard iu përgjigjet anglezëve për ’emigrantët kriminelë’

7 Nëntor 2022, 11:29

Detina Zalli, profesoreshë shqiptare në Universitetin e Harvardit për shkencë, ka reaguar pas lajmeve të bujshme në Britani për emigrantët shqiptarë.

Ajo shprehet se është ndjerë keq me etiketimet që iu janë vënë shqiptarëve duke i cilësuar si kriminelë. Zalli tregon rrugëtimin e saj për të mbërritur aty ku është dhe thotë me krenari se është shqiptare.