VIDEO/ Zbulohen 2 shtëpi bari në Vlorë dhe Selenicë! 6 në pranga, mes tyre 4 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike

10 Shkurt 2023, 14:28

Një vilë luksoze në mes të Vlorë e mbushur në 2 kate me kanabis, u zbulua nga policia pas një veprimi amator të kunatit të pronarit, që plagosi me armë gjahu fqinjin, vetëm se po punonte në tokën e tij pranë vilës së drogës. Pronari Lorenc Xhaferi u shpall në kërkim por policia i sekuestroi vilën dhe po heton edhe burimin e pasurisë së një hoteli luksi në Lungomare. Në një fshat të Vlorës, në të njëjtën ditë, u zbulua edhe një stan ku kultivohej kanabis me llamba.