Policia e shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të tij. Në momentin kur forcat RENEA kanë hyrë në vilën e Avdylajt ai ka tentuar të largohet.
“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar” shkruan Balla në një postim në facebook.