VIDEOLAJM/ Kishte veshur bluzë me mbishkrime nacionaliste, policia e Kosovës ndalon djali i Aleksandër Vuçiç

28 Qershor 2023, 20:16 | Përditesimi i fundit: 2023-06-28 21:55:40

Një video e shpërndarë nga mediat e Kosovës kanë fiksuar një moment ku policia e Kosovës ka ndaluar djalin e Aleksandër Vuçiçit pasi ky i fundit kishte veshur një bluzë me mbishkrime nacionaliste.

Danilo Vuçiç, djali i presidentit  Aleksandër Vuçiç është parë sot me bluzën ku shkruhet në serbisht “Dorëzimi nuk është opsion”.

Policia e Kosovës i ka hequr bluzën me këtë mbishkrim provokues në këto momente ku tensionet mes dy vendeve janë shumë të mëdha.