VIDEOLAJM/ Pushuesit në Shëngjin kapen për dore dhe futen në det, shpëtojnë shqiptarin e Kosovës që rrezikoi të mbytej nga dallgët

5 Gusht 2021, 17:39

Një grup pushuesish në plazhin e Shëngjinit, i kanë shpëtuar jetën një shqiptari të Kosovës, pasi rrezikoi të mbytej për shkak të dallgëve të rrëmbyeshme.

Sikurse mund të shihet edhe në video, ata u mobilizuan duke u kapën për dore dhe më pas u futën në det me qëllimin për të ndihmuar personin që po rrezikonte të mbytej.