VIDEOLAJM/ Sot funerali i Mbretëreshës Elisabeth, një ‘bust’ vendoset në sheshin kryesor të Kukësit por hiqet me shpejtësi nga bashkia

19 Shtator 2022, 11:47

Në Londër e sotmja do të jetë një ditë e rëndësishme pasi zhvillohet funerali i Mbretëreshës Elisabeth II, duke mbyllur kështu një epokë. Marrë shkak nga kjo ditë dikush në Kukës ka zgjedhur që të vendosë në sheshin kryesor të qytet një punim gipsi, si një bust për Mbretëreshën por që në fakt pak i ngjan monarkes më jetëgjatë në Britaninë e Madhe.