Videomesazhi i javës, Veliaj flet për lëvizshmërinë në Tiranë: Ne nuk i ndajmë njerëzit në të ardhur e vendalinj

19 Shkurt 2023, 15:07

Lëvizshmëria dhe trafiku në Tiranë ishte tema e radhës e trajtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në rubrikën e përjavshme, ku ai sqaron me argumente çështje e problematika të qytetit. Veliaj tha se Tirana rritet çdo vit me dhjetëra mijëra banorë të rinj, çka sjell edhe sfida si ajo e trafikut, për zgjidhjen e të cilit Bashkia e Tiranës ka sjellë konceptin e “demokracisë së rrugës”