Tre të mitur në Tiranë do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohen si autorë të vjedhjeve të monopatinave në kryeqytet.
Ndërkohë ka nisur procedimi edhe ndaj prindërve të tyre, që dyshohet se përvetësonin mallrat ose paratë, nga shitja e monopatinave.
Gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre blutë gjetën dhe sekuestruan 8 monopatina të dyshuara të vjedhura.