Vijnë dozat e tjera të vaksinës ndaj kancerit të qafës së mitrës, ministrja: Deri më tani janë vaksinuar 2400 vajza

15 Shkurt 2023, 16:51

Dy mijë doza të tjera vaksinas ndaj kancerit të qafës së mitrës kanë mbërritur në vendin tonë. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bashkë me bashkë me drejtues dhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, panë nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare në Qendrën Shëndetësore nr.6 në Kombinat.