Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Qafë Dardhë në Berat

20 Shkurt 2025, 08:45 | Përditesimi: 20 Shkurt 2025, 08:45

Ka nisur tashmë puna për hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për qytetin e Beratit, rruga e Qafë-Dardhës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga investim, i cili sipas tij do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth.

'Me hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për Beratin, rrugën e Qafë Dardhës, një investim i cili jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth, por dhe do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorrit, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan ai. 

r.k./Shqiptarja.com