Tensionet e sotme para Parlamentit
Vijon përplasja para parlamentit mes deputetëve të PD dhe Gardës, teksa tentohet të çahet gardhi metalik i vendosur para godinës.
Tensioned he deri përplasje fizike, por Garda s’i ka lejuar.
Gazment Bardhi u dëgjua teksa akuzonte qeverinë dhe mazhorancën.
“Ja, kapitulli i parë i negociatave për integrimin”, u shpreh ai.
Teksa më tej u ndoq edhe nga Flamur Noka:
“Mos i shërbeni hajdutëve. Parlamenti i krimit. Ja si do shkojë në BE, ky është kapitulli i parë i integrimit. E keni shndërruar në burg, nuk është qeli burgu Parlamenti! Burgu i sigurisë së lartë, ky është Parlamenti që firmosi kapitujt për integrimin. Është sh ndërruar në burg të sigurisë së lartë!”.