Vijon numërimi në Qarkun Berat/ Socialistët ruajnë 5 mandatet, por rriten me mbi 3% në votë popullore! Edhe PD ruan 2 mandatet por bie me mbi 12% në votë popullore! Lapaj forcë e tretë

12 Maj, 10:02 | Përditesimi: 12 Maj, 10:02

Po vijon numërimi i votave në Qarkun Berat, ku deri tani janë numëruar votat e hedhura në 100 qendra votimit nga 276 që ka ky qark.

Partia Socialiste kryeson me 15424 vota ose 59.5% duke siguruar 5 mandate. Edhe vota e diasporës nga numërimi i deritanishëm rezulton në favor të socialistëve me 69.4%. Një rritje të ndjeshme PS shënon edhe në votë popullore me 3.4%.

Socialistët në këtë qark pasohen nga PD me 7621 vota ose 29.4%, duke marrë 2 deputetë. Në votën e diasporës demokratët vlerësohen me 12.42% deri tani, ndërsa shënojnë një rënie drastike prej 12.5% në votë popullore.

Nga numërimi i deritanishëm forcë e tretë në këtë qark rezulton Nisma Shqipëria Bëhet 1724 vota ose 6.7%. 6.7% e votës së diasporës shkon për kampin politik të Adriatik Lapajt.

r.k./Shqiptarja.com