Vijon problematika në Rinas, Wizz Air dhe Ryanair shtyjnë 28 fluturime, anulohen 2! Vlerësim negativ nga 'Flight Radar'

28 Qershor, 22:51

Në Rinas edhe këtë të premte ka pasur vonesa të mëdha të fluturimeve në nga kompanitë Wizz-Air dhe Ryanair. Vetëm në orët e mbrëmjes janë vonuar disa dhjetëra fluturime ndërsa dy janë anuluar. Vazhdon të ketë një dëmtim të madh imazhi për Aeroportin e Tiranës, i cili vetëm prej këtyre kompanive merr vlerësime negative. Asnjë reagim nga autoritetet.