Vijon protesta kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë, banorët përplasen me policinë: Na grabiti pronat me kreun e PL në Malësi të Madhe

26 Mars 2025, 12:48 | Përditesimi: 26 Mars 2025, 15:22

Për të dytën ditë radhazi vijon protesta kundër ndërtimit të resortit luksoz të biznesmenit pranë Berishës, Bashkim Ulaj. Banorët në fshatin Baks-Rrjoll në Velipojë thonë se Ulaj në bashkëpunim me kreun e PL në Malësi të Madhe, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak nën siglën e Bashkë Fitojmë, u kanë grabitur pronat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Projekti me vila luksoze shtrihet në një sipërfaqe 147.2 hektarësh.

I.M/Shqiptarja.com