Vijon vaksinimi anti-Covid, Manastirliu: Qeveria po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera brenda 2021

28 Gusht 2021, 10:50 | Përditesimi: 28 Gusht 2021, 10:50

Qeveria shqiptare po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda vitit, për të vijuar me procesin e vaksinimi anti-Covid në vend.

Lajmi u dha nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi nga afër procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore. Ajo bëri apel për të  rinjtë, studentët dhe çdo qytetar të vaksinohet sa më parë, për të mbrojtur shëndetin e tij dhe të tjerëve.  

r.k./Shqiptarja.com