Vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë! Kreu i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike: Bashkia prish kontratën me KFV! Kompani e re për landfillin

21 Tetor 2023, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2023-10-21 19:07:32

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, që prej 24 orësh favorizohen nga era e fortë.  Zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrave por era rindez sërish zjarrin dhe tymi që çlirohet shkon në drejtim të fshatit Nartë. Do të ndërhyhet me shtresa rëre ose inerte për të izoluar vatrat e zjarrit.