Vila luksoze në Vlorë ku u zbuluan 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike ruhej nga kamera sigurie

10 Shkurt 2023, 11:27

Vila Luksoze në Vlorë ku u zbuluan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike ruhet nga kamera sigurie.

Banesa në pronësi të Lorenc Xhaferrit i cili është shpallur në kërkim, kishte elementë të lartë sigurie, duke nisur që nga kamerat që vëzhgonin çdo gjë jashtë objektit dhe portat e larta që e rrethonin.