Virozat e stinës, fluks në spitalin e Gjirokastrës, mjeku: Janë dyfishuar vizitat, gripi më agresiv se vitet e tjera

2 Shkurt 2023, 09:27

Spitali rajonal i Gjirokastrës po përballet me fluks të shtuar vizitash si pasojë e gripit dhe virozave që kanë përfshirë mbarë vendin. Sipas mjekut Rovin Laro, këtë vit gripi stinor ka shfaqur simptoma më të rënda se vitet e kaluara.