Viti i Ri dhe Krishtlindjet, si kanë ndryshuar ndër vite festimet në Shqipëri

24 Dhjetor 2021, 21:15 | Përditesimi i fundit: 2021-12-24 22:37:25

Dhjetor, muaji i dritave shumëngjyrëshe, i kartolinave, i aromës së drurëve që digjen në oxhaqe e soba, tymi që mbi çati i drejtohet përjetësisë… Dhjetor, muaji i buzëqeshjes në fytyrat e fëmijëve, i magjisë së babagjyshit dhe i dashurisë së përbashkët. Janusi besohet se ishte perëndi romake, ishte zoti i dualiteteve, i jetës dhe vdekjes, i së tashmes e së shkuarës. Muaji që na bashkon të gjithëve për disa ditë duke harruar problemet dhe streset e përditshme! Teksa hapin e hedh në rrugët e qytetit tim pyes veten se si festojnë të tjerët, si kanë festuar më herët… kartolinat, ah sa më mungojnë ato… u bënë vite që nuk e kam marrë një, edhe pse dhuratat kanë qenë të shumta, magjia e tyre është e pakrahasueshme. Zonja Lirika me siguri duhet të ketë ndonjë për të më treguar.