Viti i ri, mbërrijnë në atdhe emigrantët për natën e ndërrimit të viteve: Do festojmë në Tiranë, është shumë bukur

31 Dhjetor 2022, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2022-12-31 16:16:59

Në dy ditët e fundit të vitit 2022 kanë mbërritur emigrantët që kanë zgjedhur të kalojnë Vitin e ri në atdhe. Shumë prej tyre tashmë kanë mbërritur në atdhe prej disa ditësh për të qenë pranë familjarëve në këto ditë festash. Por ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të vijnë ditën e fundit të vitit, direkt për të ngrënë darkën e ndërrimit të viteve.