Viti i ri shkollor, Ministria e Arsimit: Mësuesit do i nënshtrohen një testi psiko-social, nëse nuk e kalojnë përjashtohen nga arsimi parauniversitar

10 Shtator 2022, 19:50

Vlerësimi psikosocial i mësuesve është prioritet nga Ministria e Arsimit për këtë vit shkollor, nisur nga rastet abuzive dhe të dhunës të ndodhura më parë brenda institucioneve të arsimit. Drejtoresha e politikave dhe Zhvillimit arsimor në Ministrinë e Arsimit Zamira Gjini thotë se ky vlerësim do të bëhet nga disa komisione të posaçme. Nëse nuk e kalojnë testin psikosocial, mësuesit nuk mund të bëhen pjesë e arsimit parauniversitar.