Viti i Ri, trafik i rënduar në Vlorë, ’paralizohen’ Bulevardi, Lungo Mare dhe rruga Transballkanike

31 Dhjetor 2022, 13:01

Trafiki rënduar paraqitet ditën e sotme në Vlorë. Lëvizjet me makina janë shtuar për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve për të festuar Vitin e Ri, ndërsa të tjerë qytetarë nxitojnë për të bërë blerjet e fundit. Report Tv sjell pamje nga trafiku, ndërsa është pothuajse e pamundur të qarkullosh  me makinë në çdo segment rrugor të Vlorës. Kritike nga trafiku situata paraqitet në rrugën Transballkanike, Bulevardin e Vlorës si dhe në Lungomare.

  •