'Vitin tjetër rishikojmë mundësinë e rritjes së pagave për pedagogët', Rama: Do jetë vetëm për ata që e meritojnë më shumë

15 Dhjetor 2022, 22:32

Kryeministri, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se do të kishte një tjetër rishikim për rritjen e pagave të pedagogëve për vitin e ardhshëm. Por ai theksoi se kjo rritje nuk do ishte uniforme për të gjithë trupën akademike.