Vjosa Osmani mbështet fort marshimin qytetar: UÇK-ja është betimi i përgjakur i popullit tonë, nuk do të heqim dorë asnjëherë

17 Shkurt, 13:41 | Përditesimi: 17 Shkurt, 13:41

 

Në nisje të paradës të Forcave të Sigurisë dhe Policisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani mbajti një fjalë duke i paraprirë marshimit qytetar që do të pasojë në orën 14:00. “Një histori e shkruar me gjak nuk mund të fshihet e shtrembërohet”, tha Osmani teksa shprehu mbështetje të plotë kundrejt protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

A.M/Shqiptarja.com